Aktualitet

FOTOT/ Hidhen në treg dy kartëmonedhat e reja 500 dhe 2 mijë lekëshe

17 Janar 2022, 09:16 Nga DOSJA
FOTOT/ Hidhen në treg dy kartëmonedhat e reja 500 dhe 2 mijë

TIRANË– Nga dita e sotme do të hidhen në treg dy kartëmonedha të reja, me vlerë 500 dhe 2 000 lekëshe. Ndryshimi i bërë në këto kartëmonedha do të jetë materiali që raportohet të jetë i njëjtë me atë me vlerë 1 mijë lekëshe.

Ndërsa nga ana e dizajnit nuk do të ketë asnjë ndryshim, pasi “fytyra” e tyre do vijojë të jetë Ismail Qemali dhe Mbreti Gent. Këto kartëmonedha janë pjesë e serisë së re me gjashtë prerje që u paralajmërua nga Banka e Shqipërisë.

Pavarësisht emëtimit të kartëmonedhave të reja, ato ekzistuese të të gjitha prerjeve do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja dhe të shërbejnë si mjet pagese deri në momentin e përfundimit të tyre.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banka e shqipërisë kartëmonedhat e reja banka e shqipërisë kartëmonedhat e reja

Sondazh

Poll