Aktualitet

Rama për Financial Times: Vendet e Ballkanit s’duhet të heqin dorë nga ëndrra e BE

17 Janar 2022, 09:16 Nga DOSJA
Rama për Financial Times: Vendet e Ballkanit s’duhet të heqin

TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për gazetën prestigjioze “Financial Times”, ka lëshuar një thirrje për liderët e Ballkanit Perëndimor, që të mos pranojnë propozimet e fuqive të jashtme, ndërsa të qendrojnë besimplotë në ëndrrën e përbashkët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në intervistën e tij, Rama tha se Shqipëria nuk do të heqë dorë kurrë nga Evropa dhe BE-ja, cilado qoftë forma e BE-së në të ardhmen, ndërsa shtoi se llogaritjet politike të anëtarëve të BE-së kanë luajtur gjithashtu një rol në vonesat e 18 viteve të fundit që kur blloku u zotua t’i lejonte të hynin pasi të kishin përmbushur kriteret.

“Shqiptarët kanë zhgënjimet e tyre me Brukselin, por kjo nuk e ndryshon bindjen se ne duhet të jemi atje. Ne i kemi konsumuar të gjitha historitë e dashurisë më parë dhe martesat. Ne po kërkojmë një martesë të re, jo për të vjetrat. Por sigurisht, kjo lloj martese është e vështirë”, tha në lidhje me këtë çështje Kryeministri Rama.

Sipas artikullit të publikuar nga prestigjiozja “Financial Times”, Rama në mandatin e tij të tretë, ka promovuar idenë e një tregu të përbashkët rajonal për të cilin ranë dakord të gjashtë vendet në nëntor 2020. Në përpjekje për të përshpejtuar procesin, Shqipëria, së bashku me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënshkruan për të zbatuar disa nga dispozitat, por kundër dolën tri vendet tjera.

“Boshnjakët, sepse nuk mund të vendosin për asgjë, me sa duket, malazezët sepse janë ende në iluzionin se mund të hyjnë në BE vitin e ardhshëm, dhe çdo vit tjetër bëhet viti i ardhshëm, ndërsa Kosova për shkak të problemeve me Serbinë, të cilat mendoj se mund të trajtohen më mirë kur njerëzit të ulen dhe të bisedojnë”, deklaroi më tej Kryeministri Edi Rama në intervistën e tij për “Financial Times”.

Përshtatur nga ft.com

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama financial times rama per financial times edi rama financial times rama per financial times

Sondazh

Poll