Aktualitet

Përvjetori i vdekjes së Skënderbeut,Erdogan në Shqipëri,“xhirohet” Balada e Kurbinit

16 Janar 2022, 20:27 Nga DOSJA
Përvjetori i vdekjes së Skënderbeut,Erdogan në

TIRANË- Presidenti turk Recep Tajip Erdogan do të vijë sot në Shqipëri për të inspektuar nga afër punimet e bëra në zonën e Kurbinit në kuadër të procesit të Rindërtimit. Por dita e sotme ka edhe një simbolikë tjetër, e denjë për fjalën “provokacija”!

Presidenti i Turqisë vjen në Shqipëri më 17 janar, ditë që shënon edhe 554 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), simbolin e rezistencës shqiptare ndaj pushtimit të Perandorisë Osmane në trojet shqoptare dhe më gjerë në Ballkan. Madje dhe investimi i turqëve, që mund të ishte bërë kudo në vendet e prekura nga tërmeti, u zgjodh të bëhej pikërisht në Laç, zonë që përkon me Sanxhakun (ndarje territoriale) e Kurbinit, si një shenjë e miqësisë mes dy vendeve.

Sigurisht që ky detaj i kapur me vizitën e Erdoganit mund të jetë një rastësi, por simbolika qëndron. Mbetet për t’u parë sesi do komentohet sot nga kryeministri Edi Rama dhe miku i tij i ngushtë inagurimi i 524 apartamenteve, të cilat u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

Ndoshta dhe Erdogan do ta cilësojë njëjtë historikun mes dy vendeve si ambasadori i atashuar në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük, i cili tha se “osmanët erdhën në Ballkan për të mbrojtur trojet shqiptare”. Mesa duket për turqit fshija e historisë më një të rënë të lapsit është e thjeshtë, por nënshtrimi prej më shumë se 500 vitesh nuk harrohet. Edhe pse sot do të filmohet “Komedia e Kurbinit”…

(K.M/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjergj kastrioti skenderbeu recep tajip erdogan gjergj kastrioti skenderbeu recep tajip erdogan

Sondazh

Poll