Aktualitet

Votohet qeveria në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski Kryeministër, Zaev i lë detyrën

17 Janar 2022, 06:59 Nga DOSJA
Votohet qeveria në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski

MAQEDONI E VERIUT – Kuvendi në Maqedoninë e Veriut i ka dhënë mbështetjen e tij qeverisë së propozuar nga Dimitar Kovaçevski. Gjysmë ose para mesnate, 62 deputetë votuan pro qeverisë së re, 46 kundër, ndërsa nuk kishte abstenime.

Zoran Zaev i ka dorëzuar Kovaçevskit edhe zyrën e Kryeministrit. Në axhendën e sotme të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, është takimi me ministren gjermane për Evropë, Anna Luhrmann, ndërsa nesër do të takohet me Kryeministrin bullgar Kiril Petkov.

Kovaçevski është zotuar për zbutjen e krizës ekonomike dhe energjetike që e kanë burimin, sipas tij, tek pandemia e koronavirusit. Përparësi e qeverisë së re do të mbetet procesi i integrimit dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, që e ka bllokuar procesin për Shkupin.

“Qeveria ka legjitimitet të pakontestueshëm sidomos me zgjerimin e deputetëve shumica është e sigurt. Zgjedhe do të ketë por në vitin 2024. Prej nesër filloj me punë. Do të kem takimmem ambasdadoren gjermane. të martën do të takohem me kryeministrin bullgar Petkov nga i cili do të kërkoj mbështetje për pooullin e Maqedonisë dhe zgjidhje. të lëmë ndarjet partiake dhe etnike të bashkohemi në interes së qytetarëve”, tha Kovaçevski.

Kabineti i ri do të ketë 21 ministra, një më tepër se qeveria e Zoran Zaevit. Lidhja Social demokrate me partnerët e saj të vegjël do të drejtojnë 9 ministri; Bashkimi Demokratik për Integrim gjashtë dhe partia Alternativa 3 ministri.

Opozita e konsideron si jo legjitim Kovaçevskin pasi ai asnjëherë nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejt në zgjedhje, dhe ka paralajmëruar protesta kundër kabinetit të ri.

Marrë nga alsat.mk

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

U zgjodh Kryeministri i ri i vendit, Zoran Zaev i dorëzon detyrën Kovaçevskit

PROFILI / U zgjodh Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, kush është Kovaçevski

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni dimitar kovaçevski maqedoni e veriut dimitar kovaçevski maqedoni e veriut

Sondazh

Poll