Aktualitet

Drogë brenda lokalit, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

17 Janar 2022, 09:57 Nga DOSJA
Drogë brenda lokalit, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

TIRANË– Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi është kapur me drogë brenda një lokali. Policia informon se personi me inicialet E.S, banues në lagjen ‘Kushtrimi’ në Vlorë është kapur gjatë kontrollit brenda bar-kafes me lëndë të dyshuar kanabis sativa. Ai do të akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin E. S.(H)., 29 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit në subjektin bar-kafe në përdorim nga ana e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa’

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne vlore vlore arrestim ne vlore vlore

Sondazh

Poll