Aktualitet

VIDEO / Pa patentë dhe tapë në timon, arrestohen 9 shoferë, mbi 1 mijë gjoba në Fier

17 Janar 2022, 09:28 Nga DOSJA
VIDEO / Pa patentë dhe tapë në timon, arrestohen 9 shoferë,

FIER – Policia Rrugore e Fierit ka vënë në pranga 9 shoferë, të cilët janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin e tyre pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, duke përbërë rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Policia e Fierit, janë pezulluar 4 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit si dhe janë vendosur 1162 masa administrative.

Në njoftimin e bluve të Fierit thuhet se kontrollet do vazhdojnë çdo ditë me qëlimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës

NJOFTIMI I POLICISË FIER:

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, janë pezulluar 4 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 1162 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;

-226 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-42 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

-62 masa për përdorimin e aparatit celular;

-282 masa për parakalime të gabuara;

-5 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

-206 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

-5 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

-334 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë me qëlimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës. Policia Rrugore e Fierit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e fierit policia rrugore ne fier policia e fierit policia rrugore ne fier

Sondazh

Poll