Aktualitet

Tenton t’i djegë shtëpinë ish-të dashurës, e pëson keq i riu nga Tirana

17 Janar 2022, 09:21 Nga DOSJA
Tenton t’i djegë shtëpinë ish-të dashurës, e

TIRANË– Pesë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës në 24 orët e fundit pasi akuzohen për dhunë ndaj ish-bashkëjetueseve e familjareve. Mes tyre, është arrestuar dhe një 31-vjeçar me inicialet V. Z., pasi ka tentuar t’i djegë banesën ish të dashurës, dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Njoftimi i policisë Tiranë: Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. F., 20 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 59 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen M. H., 46 vjeçe. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 31 vjeç, pasi ka tentuar t’i djegë banesën ish të dashurës, dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses. Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Sh., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin R. L., 49 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur shtetasen L. M., 50 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll