Aktualitet

Vajza i vë flakën shtëpisë në Korçë, sapo kishte dalë nga Spitali Psikiatrik

17 Janar 2022, 06:20 Nga DOSJA
Vajza i vë flakën shtëpisë në Korçë, sapo

KORÇË – Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Dishnicë të Korçë, për pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:15, ndërsa si pasojë e flakëve në banesën e shtetasit I.Bregu ka marrë djegie trupore vajza e tij, shetasja K.Bregu, e cila ndodhet në spitalin rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e parë mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen e rrethanave të saj dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Dyshohet se të tre anëtarët e familjes Bregu, babai, vajza dhe djali janë me probleme të shëndetit mendor. Sipas kryeplakut Spiro Xharo familja jetonte në kushte të mjerueshme. Dyshohet që zjarri të jetë vendosur nga vajza, e cila para disa kohesh ka dalë nga spitali psikiatrik.

“E ka vënë vajza e vet, e sëmurë me të meta mendore. Ka dalë nga spitali psikiatrik i Elbasanit para 2 muajsh, nuk e dimë si e ka nxjerrë spitali. Janë të tre me të meta mendore, babai, djali dhe vajza. Nuk kanë qenë problem për fshatin, gjithë kohën jemi munduar t’i ndihmojmë me ushqime. Shtëpinë para pak kohësh ja ndërtuan institucionet,” tha ai.

Pavarësisht ndihmës së herë pas hershme nga institucionet Xharo shprehet se duhet të ndërhyjnë që këta të fundit të marrin ndihmë mjekësore pasi mund të kthehen në rrezik për komunitetin.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet merr flake shtepia zjarr në korçë merr flake shtepia zjarr në korçë

Sondazh

Poll