Aktualitet

FOTOT/ Panorama në Tiranë, flamujt turk valëviten para mbërritjes së Erdogan

17 Janar 2022, 08:25 Nga DOSJA
FOTOT/ Panorama në Tiranë, flamujt turk valëviten para

TIRANË– Thuajse i gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i mbuluar nga flamujt turk. Copëzat e kuqe me simbolin e hënëzës dhe të yllit të stampuar gjenden sot të varura në të gjitha shtyllat e bulevardit në nderim të mbërritjes së Presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan. 

Avioni me të cilin udhëton Erdogan sapo ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”. Pas pritjes në aeroport, presidenti Turk do të niset drejt Laçit për të inauguruar 524 apartamente të financuara nga qeveria turke pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Ndërsa pasdite, do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë për të mbajtur një fjalim. 

Presidenti i Turqisë do të firmosë edhe shtatë marrëveshje me qeverinë shqiptare e kryeministrin Edi Rama. 

LAJM KRYESOR: Vizita zyrtare! Erdogan në Shqipëri në 554-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut (MASAT)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike erdogan ne tirane recep tayip erdogan erdogan ne tirane recep tayip erdogan

Sondazh

Poll