Aktualitet

VIDEO / Pasi fut fletën, politikani serb thyen kutinë e votimit në Referendum

17 Janar 2022, 07:05 Nga DOSJA
VIDEO / Pasi fut fletën, politikani serb thyen kutinë e votimit

SERBI – Srdjan Nogo, një ish-funksionar i lëvizjes Dveri, ka votuar në referendumin e djeshëm, që u zhvillua në Serbi dhe pasi ka futur fletën, ka marrë në duar dhe ka thyer kutinë e votimit. Si pasojë, Ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se politikanit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.

Ndërkohë në rrjetet sociale po shpërndahet një video ku shihet Srdjan Nogo teksa fut një fletë votimi në qendrën e tij të votimit, më pas merr kutinë e votimit dhe e hedh në dysheme. Se regjistrimi është autentik e ka konfirmuar për mediat serbe edhe Prokuroria.

Kujtojmë se dje në Serbi u mbajt referendumi për ndryshimet kushtetuese për disa ndryshime në drejtësi.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni referendumi ne serbi srdjan nogo referendumi ne serbi srdjan nogo

Sondazh

Poll