KRYESORET
Bota

PROFILI / U zgjodh Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, kush është Kovaçevski

17 Janar 2022, 08:45 Nga DOSJA
PROFILI / U zgjodh Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, kush

MAQEDONI E VERIUT – Dimitar Kovaçevski është Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut. Ai u votua në krye të qeverisë së re nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 62 vota pro dhe 46 kundër dhe asnjë abstenim. Kovaçevski u zgjodh lideri i ri i LSDM-së pak javë më parë në zgjedhjet e fundit brenda partisë, fill pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga drejtimi i kësaj force politike.

Por, kush është Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut?

Në faqen zyrtare të qeverisë maqedonase është publikuar edhe biografia e Kryeministrit të ri, Dimitar Kovaçevski. 47-vjeçari u lind në Kumanovë. Ai është doktor i shkencave ekonomike, profesor i asociuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Menaxhmentit të Biznesit në Universitetin “American College” Shkup. Gjithashtu, Kovaçevski është ligjërues në studimet universitare, pasuniversitare dhe doktorale dhe është autor i punimeve të shumta shkencore në fushën e ekonomisë dhe menaxhmentit të botuara në revista shkencore dhe konferenca ndërkombëtare.

Karrierën e filloi në “Makedonski Telekom” Shkup si bashkëpunëtor financiar dhe koordinator për rregullimin dhe harmonizimin e kontrollit financiar (1998-2005), dhe më pas u gradua në një sërë pozitash menaxheriale, drejtor i marketingut dhe menaxhimit të shitjeve (2005-2008), drejtor i Komunikimeve të Marketingut (2008-2010), drejtor i Komunikimit (2010-2016) dhe drejtor i Shitjeve Rezidenciale (2016-2017).

Ai ishte pjesë e komitetit ndërkombëtar të markave dhe komitetit ndërkombëtar të komunikimit të Deutsche Telekom (2008-2016). Më pas u bë drejtor ekzekutiv i “One-Vip Macedonia”, “A1 Macedonia”, pjesë e grupit “Telekom Austria” (2017-2018). Është pjesë e krijimit të një kompanie startup të teknologjisë së lartë për prodhimin dhe zhvillimin e elementeve për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme (2018-2020).

Gjatë karrierës së tij profesionale ka punuar në një sërë projektesh korporative për integrimin e proceseve të biznesit me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe profitabilitetit të kompanive. Ai është pjesë e ekipeve të projektit për implementimin e sistemit të integruar SAP për menaxhimin e operacioneve materiale dhe financiare dhe sistemit të integruar CRM për menaxhimin e klientëve.

Shkollimin e mesëm e filloi në gjimnazin “Goce Dellçev” në Kumanovë dhe e kreu në shkollën e mesme “Ëaterville Elizian” në Moristoën, Minesota, SHBA. Në vitin 1998 u diplomua në Universitetin “St. Cirili dhe Metodius, Shkup, Fakulteti Ekonomik, dhe magjistroi në të njëjtin fakultet në vitin 2003. Studimet e doktoratës për ekonomi i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi në vitin 2008, ku ka doktoruar në ekonomi.

Ai përfundoi trajnimin e tij profesional në Shkollën e Biznesit në Universitetin e Harvardit në vitin 2011, Kolokiumin Evropian të Sipërmarrjes në Universitetin Teknik të Mynihut, ku u bë student i EFER EEC në 2015, Shkolla e Menaxhimit në Roterdam në Universitetin Erasmus në Holandë në vitin 2016 dhe Shkolla e Biznesit EADA në Barcelonë, Spanjë në vitin 2017.

Karrierën akademike e filloi si asistent profesor në Universitetin e Nju Jorkut në Shkup (2009-2012), dhe vazhdoi si profesor asistent në Fakultetin e Ekonomisë dhe Menaxhmentit të Biznesit në Universitetin “American College” Shkup (2012-2018). Në vitin 2018 u zgjodh profesor i asociuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Menaxhimit të Biznesit në Universitetin e Kolegjit Amerikan.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi voton qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Kovaçevski Kryeministër

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Berisha në krye të PD-, Çupi: Jam e dëshpëruar! Lajm i keq për demokratët

Berisha në krye të PD-, Çupi: Jam e dëshpëruar! Lajm i keq për demokratët

Berisha në krye të PD, Duma: Të respektohet vullneti i demokratëve

Berisha në krye të PD, Pampuri: Unë jam me SHBA

Berisha në krye të PD, Sula: Një pjesë e njohin

Protesta/ Avokati: Ligjin e Butrintit po ia bëjnë dhuratë ministrit të jashtëm grek, s'është rastësi

Rrëzohet kërkesa e Vasilit për debat, Balla: Shkresa që erdhi në Kuvend s'mbante firmën e non-gratas

Berisha në krye të PD, Balla: Dje kishte tre gara të forta, ajo me Ibsenin s’dihej si do dilte

Vijon AKSIONI, ‘Shqiponjat’ blindojnë Elbasanin pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit

Zgjedhjet në PD/ Shkëlzen Berisha voton për kreun e ri të PD në selinë blu

Elbasani ‘përmbytet’ në pikun e vapës, ujërat e zeza mbushin qytetin

Synonte të bëhej ministër me Bashën, Andi Lila 'kthen', shfaqet sot me Ramën e Veliajn

‘Lufta’ mes tyre zhvillohet në Gjykatë, Veliaj e Duka bëhen bashkë për ‘Kupën e Botës’

Silva i jep dhuratën e veçantë Ramës, kryeministri: E paskeni studiuar gjatësinë time

Bregdeti në Shëngjin mbulohet nga pluhuri i verdhë, IKMT: Dyshohet se është hedhur nga anijet

Zgjedhje në PD/ Ibsen Elezi e nis me disavantazh: Kam vëzhgues, por anëtarë në Komisione jo

Targa italiane, armë dhe vila luksoze/ Ç'nuk u pa nga aksioni "Plumbi i artë"

Frikë se Gjykata s'i jep të drejtë? Berisha: S'ka vendim që ndal këtë mision historik

Sali Berisha shkon në selinë e PD, e shoqëron bashkëshortja

Presidenti, Balla: S'e kuptoj tërheqjen e PD, ne e respektojmë marrëveshjen

Policia bën bilancin: Pezullohen 95 leje drejtimi, gjobiten mbi 500 persona

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë