Politike

Takimi tek Mjekësia/ Rama-studentëve: Mos rrini si pula, bëjini këto tre pyetje pedagogëve

2 Shkurt 2019, 10:25 Nga DOSJA
Takimi tek Mjekësia/ Rama-studentëve: Mos rrini si pula, bëjini

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka zhvilluar sot një takim me studentët e mjekësisë në sallën e rikonstruktuar të studimit.

Në këtë takim, kryeministri Rama i ka bërë tre kërkesa studentëve lidhur me pedagogët e tyre.

Nuk do marrësh bursë, s’do marrësh dot kokërr leku se është bojkotuar. Unë mendoj se Mark Markëve duhet t’iu bëni disa pyetje. Mos rrini si pula. Nuk ndryshoj veten që t’u dukem kryeministër këtyre që s’dinë ça të flasin. Të gjithë studentët më shkruajnë mua më thonë mos e lër në dorë të pedagogëve se ata nuk e bëjnë gjë. Pyetini dhe po morët dot përgjigje titujt e tyre akademik, nëse janë dakort që çdo vit të vlerësohen nga studentët për punën e tyre dhe mos harroni t’i pyesni se si do të bëhet vlerësimi. A po edhe për praktikën e blerjes së librave të tyre që i shesin sa qimet e kokës por nuk vlejnë asgjë. Po qenë dakort hajde dhe më gjeni e më lajmëroni. Pastaj jam unë prapë fajtori s’ka problem.

Gjatë takimit, Rama u përball edhe me një studente të Shkencave Sociale që kishte zgjedhur të ishte e pranishme në këtë takim.

Ajo pyeti Ramën se ku shkojnë paratë e bursave që janë programuar të kalojnë për studentët.

Studentja: Ku shkojnë bursat tona? Jam e revoltuar. Jam studente e Shkencave Sociale. Përveç problemit të konvikteve, kemi edhe bursat. Ku shkojnë këto bursa z.Rama?

Rama: Tu duk gjë sikur kisha nevojë për përkthim? Jam edhe më i revoltuar se ty. Por, dëgjo tani. I thashë edhe një shqiptari tjetër, nuk të jap dot zgjidhje. Për këtë arsye po bëjmë Reformën në Drejtësinë, unë dua të të ndihmoj por s’kam gjë në dorë. Autonomia nuk është ngujimi që të bllokoni shumicën të bëjë mësim. Shumica pastaj vjen tek ne e thotë na lironi ambientet se ata nuk janë as studentë. Nuk hyn policia në universitet se është autonomia, se i takon rektorit të organizojë mësimin. Tek shkencat Sociale nuk bëhet mësim, nuk punon sekretaria, nuk ka asgjë. Tani ça do nga unë? Ku ta gjej unë listën e studentëve. Shko tek fakulteti merr shokët dhe shoqet që iu takon bursa dhe thojuni të nxjerrin letrat.

Më tej, Rama tha se të gjithë studentët e Mjekësisë kanë sot rastin që t’a shajnë edhe përballë, jo vetëm përmes Whatsappit.

Vajzat u ankuan se pse nuk qëndruam për të folur për të gjitha aspektet e këtij momenti të rëndësishëm dhe u mjaftuan vetëm me rikonstruksionin e godinës. Inspektuam punimet dhe kaluam për t’ju përshëndetur, që të na shani dhe jo vetëm në whatsapp. Ministrja e Shëndetësisë është këtu me ju, duam t’ju dëgjojmë drejtpërdrejt. Pasi kam lexuar mijëra tekste studentësh kam kuptuar shumë për këtë çështje. Një nga pikat ku kemi shkuar më tej është krijimi i partneriteteve mes ministrive dhe Universiteteve.

Edhe pse salla e studimit në Universitetit të Mjekësisë ishte rikonstruktuar Rama nuk i ka pranuar përgëzimet e studentëve duke ia kthyer me batuta. (SHIKO KËTU)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj rikonstruksioni i konvikteve studentet e mjekesise edi rama erion veliaj rikonstruksioni i konvikteve studentet e mjekesise

Sondazh

Poll