Politike

Mediat ‘prishin’ takimin e Shahinit me studentët në Shkodër: Më kërkuan dhe pastaj s’erdhën

1 Shkurt 2019, 17:35 Nga DOSJA
Mediat ‘prishin’ takimin e Shahinit me studentët në

SHKODËR- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, njofton se është anuluar takimi i njoftuar më herët me studentët e Universitetit të Shkodrës. Shkak për anulimin është bërë prania e mediave në sallë, pasi sipas Shahinit, studentët kishin rënë dakord që të shkonin në këtë takim nëse nuk do të kishte media të pranishme.

“Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”, shkruan Besa Shahini.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini zhvilloi edhe një takim me pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale ditën e sotme, por pa rezultat. Takimi me pedagogët solli edhe nisjen e grevës, pasi ata kanë morën vendimin që të mos tërhiqen derisa ligji për Arsimin e Lartë të shfuqizohet.(Lexo këtu)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike besa shahini greva e pedagogeve ngujimi i studenteve pakti per universitetin protesta e studenteve studentet e shkodres besa shahini greva e pedagogeve ngujimi i studenteve pakti per universitetin protesta e studenteve studentet e shkodres

Sondazh

Poll