Politike

Dha dorëheqjen për plagjiaturë, PS e delegon në Berat, ja ku ndodhet ish-zv.ministri Ervin Demo

1 Shkurt 2019, 15:33 Nga DOSJA

BERAT- Më pak se dy muaj pasi dha dorëheqjen nga posti i tij si zv.ministër, Ervin Demo është deleguar nga Partia Socialiste në Berat, zonë elektorale ku Demo ka shërbyer edhe më herët për PS.

Demo, është parë ditën e sotme krah kryeministrit Edi Rama në Berat gjatë takimit të zhvilluar në Rroshnik të Beratit. Bashkë me Ramën në këtë takim ndodheshin fermerë dhe ministrat socialistë, Bledi Çuci dhe Blendi Klosi.

Ervin Demo në takimin e Ramës në Berat krah një fermeri

Ervin Demo, ish-zv.ministër i Arsimit dha dorëheqjen nga detyra e tij pasi Taulant Muka e akuzoi atë për plagjiaturë. Muka e akuzoi Demon se kishte marrë kopje dhe material të vjedhura për t’i paraqitur ato si punë kërkimore.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike akuzat per plagjiature edi rama ervin demo projekti 100 fshatrat akuzat per plagjiature edi rama ervin demo projekti 100 fshatrat

Sondazh

Poll