Politike

Protesta e opozitës, Basha në Ballsh: Të ngrihemi në 16 shkurt, është në dorën tuaj

2 Shkurt 2019, 09:56 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, Basha në Ballsh: Të ngrihemi në 16

FIER- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëvve të Ballshit të ngrihen më 16 shkurt në protestën që opozita ka thirrur në Tiranë.

Teksa takoi naftëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, Basha tha se në është në dorën e qytetarëve që t’i japin fund qeverisjes së socialistëve.

Diskutimet e Bashës me qytetarët:

Naftëtar: Edi Rama erdhi dhe gënjeu 1 mijë punëtorë dhe u tha, do t’ju jap lekët dhe nuk u ka dhënë asnjë qindarkë. Burrë shteti je kur mban fjalën. Ne nuk po themi se fjala mbahet 100%, por të shkojë deri në 60%, si vjen e më gënjen mua? Ne kemi punuar atje dhe ai vjen e thotë do t’ju jap lekët e nuk na i jep.

Basha: Ai ka bërë pasuri për miqtë e tij. Ju e dini fare mirë se çfarë i ka bërë lekët ai. Lekët i ka ndarë me njerëzit e tij.

Naftëtar: Kam ardhur në këmbë 140 km në Tiranë, u tha se erdhën naftëtarët thuajse për një pjatë supë. Unë erdha për lekët e mia dhe jo për një pjatë supë. Qëndruam edhe në shi dhe nuk erdhi asnjë qeveritar.

Basha: Unë e kam ndjekur problemin e naftëtarëve që në fillim. Ne jemi në pellgun më të madh naftëmbajtës të Europës. Në Bashkinë ku vjen era naftë, këtu nuk ka një qindarkë për naftën që përpunoni. Statusin e naftëtarit nuk ua dha. Sepse paratë shkojnë vetëm në një drejtim. Kjo punë do të zgjasë derisa ju t’i jepni fund. Ejani në Tiranë më 16 shkurt t’i jepni fund! Rrugët politike kanë mbaruar. Tani është në dorën e popullit. Është në dorën tuaj.

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë popullore më 16 shkurt. Kryetari Lulzim Basha, apeloi dy ditë më parë në Kuvend që qeveria të largohet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet qendrore dhe ato lokale.

(f.g/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike demokratet e ballshit lulzim basha protesta e opozites statusi i naftetareve turi i bashes demokratet e ballshit lulzim basha protesta e opozites statusi i naftetareve turi i bashes

Sondazh

Poll