Politike

Turi i Bashës/ Kreu i PD-së takime me biznesmenë në Durrës: Do të ulim çmimin e karburantit

1 Shkurt 2019, 15:56 Nga DOSJA
Turi i Bashës/ Kreu i PD-së takime me biznesmenë në

Lulzim Basha, Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme takime me disa biznesmenë në Durrës. Basha u shpreh se me ardhjen e PD-së në pushtet çmimi i karburanteve do të pësojë ulje me të paktën 30 lekë.

Me ardhjen e PD në pushtet, taksa e sheshtë do të jetë  9%, ulje me 300 lekë të vjetra karburantin, eliminimi i taksës Rama për karburantin, kontributi shoqëror do të shkojë në 18%, 9% punëdhënësi, 9% punëmarrësi.

Kujtojmë që Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë popullore më 16 shkurt. Kryetari Lulzim Basha, apeloi dje në Kuvend që qeveria të largohet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet qendrore dhe ato lokale.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike demokratet e durresit lulzim basha protesta e opozites qeveri tranzitore taksa e karburantit demokratet e durresit lulzim basha protesta e opozites qeveri tranzitore taksa e karburantit

Sondazh

Poll