Politike

Debati për kufijtë e Kosovës, Berisha-Ramës: Të pret fati i Maduros, keqpërdore argatin e Beogradit

1 Shkurt 2019, 19:08 Nga DOSJA
Debati për kufijtë e Kosovës, Berisha-Ramës: Të pret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit u shpreh në një status në rrjetet sociale, se Berisha furnizoi me naftë tanket e Millosheviçit, dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i quante terroristë.

Ndërkohë Berisha me anë të statusi në rrjetet sociale shkruan se Ramën e pret fati i Presidentit të Venezuelës, Maduro. Ish-kryeministri vijon më tej duke u shprehur se Rama e ka keqpërdorur ‘argatin e Beogradit’ (nënkuptim i qartë për Thaçin). Berisha vijon më tej duke ju drejtuar Ramës që të përgatitet, pasi nuk do të shpëtojë nga verdikti i 16 shkurtit, duke ju referuar protestës që ka paralajmëruar Partia Demokratike.

Reagimi i plotë i Sali Berishës

Kur te vjen ngordhja nuk te flet goja por pasgoja!

Miq, keto ditet e fundit kane qene ditet e goditjeve fatale nen brez te Edvinit. Pas refuzimit te çdo takimi nga Berlini zyrtar, shpalljes se Shqiperise si vendi me i korruptuar i rajonit duke u renditur per here te pare edhe pas Kosoves dhe Bosnjes se Herzegovines, goditja e meshires u dha nga transmetimi i disa regjistrimeve nga Zeri i Amerikes qe permban dosja famoze 339.

Keto regjistrime ambjentale dhe telefonike, te shtena ne dore ne menyre misterioze nga Zeri i Amerikes dhe qe kane sfazuar, shkallmuar perfundimisht Ramen, por edhe Famoz Gjushin, Hajn Gjiknurin dhe narko qeveritare narkodepute te tjere te organizates kriminale Ramalindja, faktojne lidhjet direkte te Rames dhe klanit me te afert te tij me bandat kriminale me te rrezikshme te vrasesve, trafikanteve te droges, perdhunuesve te Durresit, Lezhes, Peshkopise. Rregjistrimet e publikuara nga VOA faktojne se keto grupe, me metodat e tyre kriminale kane qene faktor percaktues ne rrembimin e mandateve dhe rezultatin elektoral.

I tmerruar dhe ne panik, i shkallmuar psiqikisht, Edvin Kristaq Urrejtja ka qe dje qe nga pasgoja ka shperthyer ne nje diare te papermbajtur dhe ne halucinacionet e tij akuzon te tjeret se po i futen ne shtrat apo çirret si i çmendur duke besuar se mund te mbrohet me ekskremente dhe, me se fundi, pasi kosumoi familjaret u kthye te keqperdor gjoja ne mbrojtje argatin e Beogradit, te cilin mbreme jo une por emisioni te Pekspozuarit i “publikoi” diplomen e argatit.
Me kete rast dua ti them Edvinit, pregatitu se as diareja nga pasgoja jote e ndyre, as ekskrementet, as dhe felliqesite e argateve nuk te shpetojne nga verdikti i 16 shkurtit.
Urrejtja e qytetareve ndaj teje do te shnderrohet ne fuqi nukleare dhe mjere ti.

Fati i Maduros te pret!

Ndërkohë kujtojmë që mbrëmjen e kaluar gjatë një prononcimi televiziv, ish kryeministri Sali Berisha refuzoi ftesën për debat me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Madje Berisha e konsideroi atë si albanofob.

“Po të jetë për debat, para një argati shqipfolës albanofob, dhe një patroni të tij në Beograd, për ballafaqim do të preferoja këtë të fundit. Këtë e kam shprehur edhe më pare,”– tha Berisha.(Lexo ketu)

Mëngjesin e sotëm erdhi edhe reagimi i krymeinistrit Edi Rama në lidhje me këtë deklaratë dhe teksa i doli në mbrojtje Thaçit akuzoi Berishën se furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit dhe shpalli terroristë luftëtarët e UÇK.

Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin,”- shkruan Rama në Twitter.(Lexo ketu)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike argati i beogradit edi rama hashim thaci kufijte e kosoves maduro sali berisha argati i beogradit edi rama hashim thaci kufijte e kosoves maduro sali berisha

Sondazh

Poll