Politike

Takimi me pedagogët, Shahini: Sqaruam keqkuptimet, bojkoti nuk është zgjidhje

1 Shkurt 2019, 12:44 Nga DOSJA
Takimi me pedagogët, Shahini: Sqaruam keqkuptimet, bojkoti nuk

TIRANË-Disa orë pasi takoi pedagogët e Universitetit të Tiranës, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, doli në një deklaratë për mediat ku ka dhënë versionin e qeverisë për këtë takim.

Shahini tha se qëllimi i pedagogëve dhe qeverisë është i njëjtë, dhe se bojkoti nuk është një zgjidhje. 

Pjesë nga deklarata e ministres së Arsimit, Besa Shahini:

Më lejoni të ritheksoj edhe një herë që për këtë qeveri apo edhe për mua personalisht, dëgjimi me vëmendje dhe respekt i kujdo që ka diçka për të thenë , na pëlqen apo jo, është pjesë e punës sonë. Këto ditë kemi takuar grupe pedagogësh dhe studentësh që kanë shprehur mbështetjen për Paktin për Univeristetin.
Një grup podagogësh më kanë dërguar një letër. Në momentin e dërgimit të letrës i mora në telefon dhe i prita në një takim. Në nivel fakulteti me thanë se nuk janë mbledhur asnjëherë 3 vitet e fundit. Adresa e zgjidhjes nuk është këtu, por te universiteti.
I ftova për të ballafaquar Paktin për Univeristetin, por e bindur që kemi një qëllim të përbashkët. Ishte një shërbim që shërbeu për të sqaruar keqkuptimet. Do i dëgjojmë të gjithë, por do vijojmë të udhëheqim. Do jetë një kontratë mes akademikeve dhe qeverisë për të çuar lart Ligjin për Arsimin e Lartë. Unë nuk mendoj që bojkoti dhe ultimatumi të jetë zgjidhja e këtij problem.

Ditën e sotme, pedagogët zhvilluan një takim me ministren Besa Shahini. Pas takimit, ata janë shprehur se nuk kanë rënë dakort për kërkesat e tyre dhe për ligjin e “Arsimit të Lartë”. (Lexo këtu).

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike besa shahini greva e pedagogeve kerkesat e studenteve ligji per arsimin e larte pakti per universitetin besa shahini greva e pedagogeve kerkesat e studenteve ligji per arsimin e larte pakti per universitetin

Sondazh

Poll