Politike

‘Faleminderit për punën e bërë’, batuta e Ramës: Mos! Janë ca ujqër vërdallë, thonë pastaj që je e FRESSH-it

Në takimin e zhvilluar në sallën e rikonstruktuar të studimit në Universitetin e Mjekësisë, një prej studentëve ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për punën e bërë. Kryeministri ia ka kthyer me batutë.
Featured image of article: ‘Faleminderit për punën e bërë’, batuta e Ramës: Mos! Janë ca ujqër vërdallë, thonë pastaj që je e FRESSH-it Edi Rama gjatë takimit me studentët
Përditësuar:

Në takimin e zhvilluar në sallën e rikonstruktuar të studimit në Universitetin e Mjekësisë, një prej studentëve ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për punën e bërë. (SHIKO KËTU)

“Unë desha t’ju them që iu jam shumë mirënjohëse për punë që keni bërë deri më tani.”

Në këtë moment Rama ka ndërhyrë duke ia prerë fjalën studentes duke i thënë që të mos e komplimetojë pasi do ta akuzojnë më pas se është anëtare e FRESSH (Forumi i të rinjve socialistë).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mos me mirënjohjen se do të thonë pastaj se je e FRESSH-IT. Se janë ca ujqër vërdallë në Facebook. Dhe s’të lënë rehat këta.

Edi Rama, kryeministër

K.M./dosja.al

Shto Koment