Sport

The Guardian për Brojën: Southampton gati të blejë kartonin nga Chelsea, frikë nga..

16 Janar 2022, 18:25 Nga DOSJA
The Guardian për Brojën: Southampton gati të blejë kartonin

ANGLI-Southampton po bindet nga aftësitë e Armando Brojës dhe do të nisë bisedimet me skuadrën e Chelsea-t për të blerë kartonin e sulmuesit shqiptar që zotërohet nga skuadra londineze. Gazeta “The Guardian”, thekson se mbetet për t’u parë nëse lojtari është pjesë e planeve afatgjata të Chelseat.

Situata pritet të bëhet më e qartë këtë javë, me drejtuesit e Southampton të vetëdijshëm se do të interesohen për të nëse transferimi do të jetë i mundshëm.

Tifozët e Chelseat do të duan që Broja t’i jepet një shans. Ata kanë parë lojtarë të dalë nga akademia e Chelsea-t si Mason Mount, Reece James, Trevoh Chalobah dhe Callum Hudson-Odoi të cilët janë kthyer në lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e parë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli broja southampton angli broja southampton

Sondazh

Poll