Sport

Çmenduri në Sevilla: nga tribunat goditet Jordani në kokë, ndërpritet derbi…

16 Janar 2022, 05:23 Nga DOSJA

SPANJE – Ishte një lojë e mrekullueshme, por një kriminel e prishi atë. Nata e derbit në “Benito Villamarin”, siç e quajnë këtu. Betis-Sevilla për raundin e parë eliminator të Kupës së Mbretit.

Atmosferë e mrekullueshme, gol i Papu Gomez, barazimi direkt nga këndi i Nabil Fekir, që befasoi portierin e tretë të Sevillas, Alfaro.

Dhe teksa Betis feston, një i çmendur godet Joan Jordan në kokë, arbitri është rastësisht dy hapa larg lojtarit të Sevillas. Fekir është ende duke përqafuar shokët e tij të skuadrës, kur Bengoetxea merr objektin dhe e çon në zonën e tunelit.

Joan Jordan ngrihet, debaton me tifozët e Betisit, duket se është mirë. Pastaj ulet dhe kontrollohet nga mjeku. Mbërrin barela, por Joan Jordan largohet nga fusha me këmbët e tij.

Ndërkohë Sevilla vendosi të largohej nga fusha, ndërsa lojtarët e Betisit u ndanë: disa mbetën në fushë, të tjerët u larguan. Loja u ndal për rreth tre çerek ore, derisa doli lajmi zyrtar: loja u pezullua në pritje të vendimeve të mëtejshme. Duket e mundshme që Sevilla të fitojë në tavolinë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport betis sevilla gol i papu gomez nabil fekir nata e derbit në “benito villamarin” një i çmendur godet joan jordan në kokë sevilla e lopeteguit betis sevilla gol i papu gomez nabil fekir nata e derbit në “benito villamarin” një i çmendur godet joan jordan në kokë sevilla e lopeteguit

Sondazh

Poll