Bota

“S’ke Green Pass”/ Adoleshenti s’lejohet të hipë në avion 1 ditë pasi mbushi 12 vjeç

16 Janar 2022, 09:01 Nga DOSJA
“S’ke Green Pass”/ Adoleshenti s’lejohet të

ITALI – Një ditë pasi kishte mbushur 12 vjeç, një adoleshent italian nuk është lejuar të hipë në avion, pasi sipas autoriteteve në aeroportin e Siçilisë, ai nuk ishte i pajisur me green pass. Sipas punonjësit të aeroportit, kjo masë ndaj 12-vjeçarit u mor duke respektuar vendimin e qeverisë italiane, sipas të cilit, në avion lejohen të gjithë të vaksinuarit mbi 12 vjeç.

Sipas të atit të 12-vjeçarit, i biri kishte pasur ditëlindjen vetëm një ditë para se të kryente udhëtimin drejt Milanos për të mamaja e tij, por sipas tij, është kthyer mbrapsh nga autoritetet aeroportuale, pasi nuk rezultonte i vaksinuar. Për këtë arsye, adoleshenti është vaksinuar tashmë dhe do i duhet të presë të paktën dy javë për të marrë vesh nëse do të mund të udhëtojë për tek e ëma ose jo.

Marrë nga tgcom24.mediaset.it

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota certifikate vaksinimi green pass certifikate vaksinimi green pass

Sondazh

Poll