Bota

VIDEO/Astronautët zbulojnë rrezatime valësh radioje në zemër të Rrugës së Qumështit

16 Janar 2022, 06:57 Nga DOSJA
VIDEO/Astronautët zbulojnë rrezatime valësh radioje në

SHBA – Eksperti i astronomisë në NASA, Ziteng Wang, autori kryesor i një studimi mbi gjetjet e publikuara në ‘The Astrophysical Journal’ dhe një kandidat për doktoraturë në shkollën e fizikës të Universitetit të Sidneit, u shpreh se janë zbuluar disa “sinjale të pazakonta”, të cilat vinin nga qendra e galaktikës së Rrugës së Qumështit, duke i bërë ata të besojnë se një objekt yjor i pazbuluar mund të jetë pas valëve të çuditshme.

“Veçoria më e çuditshme e këtij sinjali të ri është se ka një polarizim shumë të lartë. Kjo do të thotë se drita e saj lëkundet vetëm në një drejtim, por ai drejtim rrotullohet me kalimin e kohës. Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë.”, tha Wang në një deklaratë.

Por, sipas Wang, valët e radios të marra nga një ekip studiuesish ndërkombëtarë janë të pazakonta për një sërë arsyesh, ndërsa shtoi se, shkëlqimi i objektit ndryshon në mënyrë dramatike dhe ai ndizet e fiket rastësisht.

Marrë nga x99news.com

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota astronautët nasa ziteng wang astronautët nasa ziteng wang

Sondazh

Poll