Bota

Referendumi në Serbi, hapen qendrat e votimit edhe në Kosovë

16 Janar 2022, 07:50 Nga DOSJA
Referendumi në Serbi, hapen qendrat e votimit edhe në Kosovë

KOSOVË – Hapen qendrat e votimit për të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, të cilët do të votojnë sot për referendumin për ndryshimet kushtetuese në Serbi.

Lajmi është dhënë nga mediat serbe, të cilët bëjnë me dije se, qytetarët serbë do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit në pak më shumë se 8 mijë qendra votimi, të cilat do të mbyllen në mbrëmje në orën 20:00 me orën lokale.

Pyetja e referendumit thotë: “A jeni për konfirmimin e Ligjit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”, kurse qytetarët deklarohen duke rrethuar përgjigjen “po” apo “jo”. KQZ konstatoi se në Serbi janë 6.510.323 votues, për të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe në të gjitha vendet.

Serbia mban sot referendumin për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me gjyqësorin. Autoritetet thanë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, mund të votojnë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë. Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi mori vendimin ditën e djeshme për serbët e Kosovës, të cilët do të mund të votojnë në Referendumin serb për gjyqësorin në disa qytete në jug të saj. Ky vendim u publikua pak orë pasi parlamenti i Kosovës mbështeti vendimin e qeverisë, për të mos lejuar hapjen e qendrave të votimit në Kosovë, për referendumin e Serbisë mbi ndryshimet kushtetuese, që mbahet sot. Me 76 vota për, Parlamenti i Kosovës miratoi një rezolutë sipas së cilës mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë, “cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare“.

Marrë nga novosti.rs

LAJMI KRYESOR: Ndryshimet kushtetuese në gjyqësor, Serbia mban sot Referendumin, nis votimi

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni referendumi ne serbi referendumi ne serbi

Sondazh

Poll