Bota

EMRI-FOTO/U dhunua nga një grup të rinjsh, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

16 Janar 2022, 06:49 Nga DOSJA
EMRI-FOTO/U dhunua nga një grup të rinjsh, ndërron jetë i

MITROVICË – Ermal Delija një i ri nga Mitrovica ka ndërruar jetë në spitalin e QKUK për shkak të plagëve të marra nga një sulm i dhunshëm i ndodhur disa javë më parë, kur ai u rrah nga një grup të rinjsh, ndërkohë si pasojë e plagë të marra ai përfundoi në gjendje kome. Disa ditë më pas, ai doli nga kjo gjendje dhe u përmend, ndërsa menjëherë pas daljes nga spitali, ai kishte shkuar të pajtohej me familjet e personave, të cilët e kishin dhunuar.

Mirëpo, disa ditë më vonë, i riu mësohet se kishte shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa kishte përfunduar sërish me urgjencë në spital, për shkak se kishte humbur vetëdijen. Por, fatkeqësisht, këtë herë ai nuk ia doli të mbijetonte, ndërsa raportohet se ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në QKUK.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ermal delija i riu nga mitrovica mitrovice ermal delija i riu nga mitrovica mitrovice

Sondazh

Poll