Bota

Bërnabiç: Kurti nuk e do Serbinë e fortë, prandaj nuk e lejoi referendumin

15 Janar 2022, 21:50 Nga DOSJA
Bërnabiç: Kurti nuk e do Serbinë e fortë, prandaj nuk e

SERBI– Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e do Serbinë e fortë dhe kjo është arsyeja pse nuk e lejoi referendumin. Bërnabiç tha se Kurtit nuk mund t’i bëjnë asjgë as vendet e Quint’it.

“Kurti nuk e do Serbinë e fortë, kjo është arsyeja pse nuk e lejoi referendumin.Vendet e Quintit kanë treguar se nuk mund t’i bëjnë asgjë Kurtit, ose nuk duan sepse vetë thanë se e bënë maksimumin, por nuk mundën të bëjnë asgjë”, ka thënë Bërnabiç.

Referendumi në Serbi mbahet që të bëhen ndryshime kushtetuese, në mënyrë që t’i krijohet më shumë pushtet degës së Gjyqësorit në emërime dhe shkarkime. Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi.

Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Serbi në çështjet e drejtësisë do të mbahet ditën e nesërme. Qytetarët e Serbisë do të votojnë nëse janë pro ose kundër aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë. Nëse ndryshimet miratohen, sipas autoriteteve të Serbisë, politika do të përjashtohet nga zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Burimi: Novosti

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni albin kurti ana bërnabiç albin kurti ana bërnabiç

Sondazh

Poll