Bota

Referendumi serb në Kosovë! Kurti paralajmëron: Nëse ndodh ilegal do ketë pasoja

15 Janar 2022, 21:55 Nga DOSJA
Referendumi serb në Kosovë! Kurti paralajmëron: Nëse ndodh

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se referendumi i Serbisë në Kosovë nuk do të mbahet as legalisht dhe as ilegalisht. E prerë ishte kjo deklaratë e kryeministrit të Kosovës për emisionin ‘T7’, duke paralajmëruar veprime nëse mbahet referendumi ilegalisht.

‘Qëndrimi jonë është parimor, nuk është politik. Është qëndrim në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Çfarëdo qëndrimi tjetër do të na vinte neve në një situatë ku ne shkelim ligjin, ne nuk respektojmë kushtetueshmërinë, andaj një qëndrim i tillë parimor nuk ka se si ndryshon.’-tha Kurti.

Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë me 76 vota pro dhe vetëm 1 abstenim.

Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Serbi në çështjet e drejtësisë do të mbahet ditën e nesërme. Qytetarët e Serbisë do të votojnë nëse janë pro ose kundër aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë. Nëse ndryshimet miratohen, sipas autoriteteve të Serbisë, politika do të përjashtohet nga zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll