Bota

Masakra e Reçakut, ambasadori amerikan në Kosovë: Të përkushtuar ndaj të vërtetës

16 Janar 2022, 06:41 Nga DOSJA
Masakra e Reçakut, ambasadori amerikan në Kosovë: Të

KOSOVË – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, deklaroi në ceremoninë e përkujtimit të Masakrës së Reçakut se askush nuk duhet ta harrojë apo të mohojë atë që ndodhi në Reçak. Hovenier tha se dëshiron të jetë i qartë për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj të vërtetës.

“Pranimi i së vërtetës të së kaluarës është vetëm hapi i parë kah drejtësia. Askush të mos harrojë ose mohojë se çka ndodhi këtu ose përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë u ngritën në mbrojtje të popullit të Kosovës”, tha Hovenier.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak në Komunën e Shtimes. Ngjarja e Reçakut u pasua nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë si dhe në Serbi. Zyrtari serb Aleksandër Vulin ka mohuar disa herë në të kaluarën Masakrën e Reçakut, duke e quajtur këtë masakër si një “krim të fabrikuar”.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ambasadori i shteteve të bashkuara të amerikës në kosovë jeffrey hovenier ambasadori i shteteve të bashkuara të amerikës në kosovë jeffrey hovenier

Sondazh

Poll