Bota

Rëndohet bilanci, shkon në 225 numri i viktimave në Kazakistan, 19 forca sigurie

16 Janar 2022, 08:30 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci, shkon në 225 numri i viktimave në Kazakistan,

KAZAKISTAN – Ka shkuar në 225 numri i viktimave nga përleshjet e dhunshme në Kazakistan, mes të cilëve raportohet se janë edhe 19 anëtarë të forcave të sigurisë.

Kreu i ndjekjes penale në zyrën e prokurorit në Kazakistan, Serik Shalabayev, teksa i cilësoi si banditë të armatosur protestuesit e vrarë, tha se 50,000 persona iu bashkuan trazirave në të gjithë ish-republikën sovjetike duke kulmuar më 5 janar, kur turmat sulmuan dhe dogjën ndërtesat qeveritare, makina, banka e dyqane në disa qytete të mëdha.

Ndërkohë, Presidenti Kassym-Jomart Tokayev iu drejtua për ndihmë një blloku ushtarak, të udhëhequr nga Rusia. Ai largoi nga detyra kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, paraardhësin e tij, Nursultan Nazarbayev, duke e marrë vetë drejtimin e këtij organizmi. Tokayev urdhëroi policinë të shtunën të shmangte sjelljet abuzive pas ankesave për rrahje e tortura në mesin e të arrestuarve lidhur me trazirat. Ai u tha prokurorëve që të tregoheshin të butë ndaj atyre që nuk kishin kryer krime të rënda.

Protestat shpërthyen në disa qytete të Kazakistanit më 2 janar, duke u përshkallëzuar në trazira masive me ndërtesat qeveritare që u plaçkitën dhe u dogjën në disa qytete disa ditë më vonë. Dhuna që pasoi la shumë njerëz të plagosur, ndërsa raportohet edhe për viktima. Më pas, presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev iu drejtua Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) duke kërkuar ndihmë nga blloku i udhëhequr nga Rusia. Rendi dhe ligji kanë marrë situatën nën kontroll por akoma situata mbetet e tensionuar në Almaty.

Marrë nga aljazeera.com

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kassym jomart tokayev kazakistan serik shalabayev kassym jomart tokayev kazakistan serik shalabayev

Sondazh

Poll