Bota

E tmerrshme! 40-vjeçarja vret partnerin e saj teksa po fliste me ish-bashkëshorten

15 Janar 2022, 20:12 Nga DOSJA
E tmerrshme! 40-vjeçarja vret partnerin e saj teksa po fliste me

INDONEZI – Një 48-vjeçar britanik mendohet se është vrarë ditën e enjte nga e dashura e tij pasi po fliste me ish-bshkëshorten. Matt Harper, pronar hotelesh u gjet i vdekur në banesën e tij në Bali të Indonezisë. Emmy Pakpahan konsiderohet vrasësja e shtetasit britanik.

Mediat e huaja shkruajnë se Haper po fliste me ish-gruan e tij me videomesazh dhe në një moment është vrarë nga Pakpahan. Pas ngjarjes tronditëse, 40-vjeçarja u tregoi policëve videon e trupit të ish-partnerit të saj duke pretenduar se ai kishte kryer vetëvrasje. Ajo pretendonte se Matt u mbyll në banjo dhe vrau veten.

Por, ajo çfarë të habit më tepër, është Emmy Pakpahan realizoi një videomesazh ku u kërkonte ndjekësve të saj që të mos besonin asgjë deri në momentin që do të shprehej policia.

“Natyrisht, që ndihem keq. Nëse ju nuk dëgjoni ndonjë gjë nga unë, nuk do të thotë se nuk duan t’ju përgjigjem. Kam nevojë për kohë që të mendoj. Ju lutem, mos besoni asgjë deri sa të dalë një njoftim i policisë”, thotë në video Pakpahan.

Matt Harper jetonte në Indonezi që prej vitit 2020. Ai ishte njohur në Pali me Emmyn. 48-vjeçari britanik drejtonte një rrjet hotelesh luksoze.

Burimi: Evening Standard

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota indonezi indonezi

Sondazh

Poll