Shkarkohet Rushaj, në vend të tij Basha vendos Alibeajn dhe Gjekmarkajn
TIRANË-Alfred Rushaj nuk do të jetë më në krye të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe as nënkryetar. Kështu deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha b...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori disa vendime drastike ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Kreu i PD-së vendosi ndryshimin e kreut të grupit parlamentar të PD, ku do të jetë Enkelejd Alibeaj dhe jo më Alfred Rushaj. Tashmë drejtimi i grupit i ka kaluar Enkelejd Alibeaj, ndërsa nënkryetar është vendosur Agron Gjekmarkaj. Duke e quajtur këtë si një vendim të dakortësuar, Basha tha se largimi i Rushajt nga pozicioni ishte me konsensus. Ky largim mbetet ende i paqartë duke qënë se Rushaj nuk ishte prezent në mbledhje si dhe në selinë blu, që pas trazirave të 8 Janarit. Burime për Dosja.al thonë se Rushaj nuk është paraqitur më në PD pasi nuk ka qënë dakord me vendimet e marra nga kryedemokrati Lulzim Basha. Mirëpo, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se Rushaj është rëndë me Covid ndaj pozicioni i tij i kaloi Enkelejd Alibeaj.
Basha ka zëvendësuar mbështetësit e Berishës nga komisionet parlamentare dhe sekretariatet, të cilët i ka përjashtuar apo pezulluar.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është propozuar që Grida Duma të jetë Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë. Flutura Açka është propozuar si kryetare e Komisionit të Arsimit, nënkryetar i Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi. Sekretariati për Buxhetin është propozuar që sekretar të jetë Xhelal Mziu. Në sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën, është propozuar Bledion Nallbati si anëtar. Dashnor Sula si sekretar në sekretariatin për Statusin e Deputetit. Ndërsa në sekretariatin për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet është propozuar Lindita Metaliaj si anëtare.
NDRYSHIMET:
-Kreu i grupit parlamentar te PD, Enkelejd Alibeaj, zëvendëson Alfred Rushajn
-Nënkryetar i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, zëvendëson Enkelejd Alibeajn
-Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma, zëvendëson Albana Vokshin
-Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka, zëvendëson Agron Gjekmarkajn
-Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi, zëvendëson Flamur Nokën
-Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)
-Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)
-Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)
-Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)
-Alfred Rushaj nuk do të jetë më as nënkryetar i PD
Gjatë mbledhjes është miratuar edhe rregullorja e brendshme e Këshillit Kombëtar të PD. Në rregulloren e re parashikohet zëvendësimi i mbi 220 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të cilët mbështetën Sali Berishën dhe kanë zgjedhur të bojkotojnë mbledhje e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Në fillim të mbledhjes, Basha tha se 8 janari është vija e kuqe për ndarjen nga dhunuesit dhe organizatorët e saj, si dhe tha se kundërshtari i vetëm i opozitës është kryeministri Edi Rama.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar nga demokratët vjen disa ditë pas trazirave që shoqëruan protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për rimarrjen e Partisë. Berisha me të tijët shkuan për të nxjerrë nga selia kryetarin e shkarkuar prej tyre me referendum, Lulzim Basha, por u përballën me gaz lotsjellës që vinte nga brenda selisë dhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Berisha u zotua se selia do të merret dhe Basha do të largohet, por deri më tani, palët janë ende në pozicionet e tyre.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
ZËVENDËSIMET/ Nga Vokshi, Bylykbashi e Këlliçi, Basha largon mbështetësit e Berishës
Vendim me dakordësi?/ ENIGMA e shkarkimit të Rushajt nga PD, Basha gënjen?
Miratohet në parim Rregullorja e Brendshme e PD! Zëvendësohen mbi 200 anëtarë
Basha për Berishën: 8 janari, vija e kuqe e ndarjes me organizatorët e dhunës
Shkarkohet Rushaj, në vend të tij Basha vendos Alibeajn dhe Gjekmarkajn
NDRYSHIMET/ Pas përplasjeve, Basha zëvendëson mbështetësit e Berishës në PD
Basha: Një pakicë brenda nesh po na lufton, vendim i duhur përjashtimi Berishës
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË-Alfred Rushaj nuk do të jetë më në krye të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe as nënkryetar. Kështu deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha b...
TIRANË– Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tre persona ndërsa janë infektuar 2.163 persona me Covid. Janë kryer 7 023 testime, ku rreth 30% ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka propozuar disa ndryshime të reja që kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuven...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD se një pakicë brenda partisë po synon të luftoj...
TIRANË– Disa akse rrugore do të bllokohen ditën e hënë në vend. 17 janari përkon me ditën kur presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan vjen në Tira...
GJIROKASTËR– Një banesë dy katëshe në pronësi të Edmond Xhikut është përfshirë ditën e sotme. Mësohet se banesa ndodhet në lagjen ‘Dunavat̵...
KORÇË – Policia e Korçës arrestoi një 19-vjeçar dhe shpalli në kërkim një tjetër person lidhur me grabitjet e kryera në 3 dyqane...
SHQIPËRI – Kushtet atmosferike në vendin tonë do të ndryshojnë duke nisur nga dita e nesërme. Sipas parashikimit të sinoptikanëve, nga mesdita e nesë...
SHKODËR – Koordinatori i OSHEE Ramir Haderi e konsideroi absurde procedimin e tij për shpërdorim detyre dhe arrestimin e pesë punonjësve të tjerë të ...
TIRANË– Lajm i trishtë për sportin. Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare legjenda e futbollit shkodran, Ramazan Rragami. Prej disa k...