Aktualitet

Basha thumbon’ Këlliçin:FRPD, principatë me një feudal!Rinia i jep fund tranzicionit

15 Janar 2022, 15:02 Nga DOSJA
Basha thumbon’ Këlliçin:FRPD, principatë me një

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot me anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë në kryeqytet. Në fjalën e tij, kryedemokrati pranoi se ndaj FRPD nuk është treguar vëmendje e duhur gjatë këtyre viteve. Ai thumboi indirekt deputetin e pezulluar nga PD Belind Këlliçin se e kishte kthyer këtë organizëm në një “principatë feudale”. Kryedemokrati nuk i kurseu sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Basha tha se “trekëndëshi i Bermudës” ka bllokuar qarkullimin e elitave politike në Shqipëri me synim qëndrimin sa më të gjatë në pushtet dhe politikën shqiptare. Sipas tij, kjo mënyrë u ka hequr mundësinë të rinjve të marrin në dorë ndryshimin e fateve të vendit dhe se ata janë penguar nga Meta, Berisha dhe Rama.

Për deklaratën e djeshme të presidentit Ilir Meta se do të qëndrojë në politikë 50 vjet, Basha pyeti se kur do të vijë momenti i duhur që rinia të marrë drejtimin e fateve të Shqipërisë. Kreu i PD shtoi se rinia është instrumenti më i mirë për t’i dhënë fund tranzicionit politik në vend. Ai pranoi se shqiptarët po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak se një pakicë individësh po qeveris në mënyrë të padrejtë për të përfituar sa më shumë pasuri dhe pushtet.

Basha thumboi indirekt deputetin Belind Këlliçi. Duke folur për FRPD, lideri demokrat pranoi se partia nuk ka treguar vëmendjen e nevojshme ndaj këtij organizmi. Në vazhdim të fjalës së tij, Basha tha se FRPD nuk duhet të kthehet në principatë feudale, referuar kohës kur Këlliçi ishte drejtuesi i fundit i saj.

Në këtë takim me anëtarë të FRPD-së në Tiranë u zbulua dhe slogani i ri i këtij organizmi, i cili është “Ndërtojmë të ardhmen”. Ky slogan do të përdoret gjatë zgjedhjeve të ardhshme për FRPD dhe Lidhjen Demokrate të Gruas.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Do rri 50 vjet në politikë’/Deklarata e Metës, Basha: Kur do t’i vijë radha rinisë?

Basha: Berisha, Meta, Rama duan të më largojnë nga beteja, s’kanë gjë në terezi

VD-E pezulloi nga PD!Basha ‘thumbon’ Këlliçin:Ktheu FRPD në principatë me një feudal

Basha: Rinia instrumenti më sigurt për t’i dhënë fund tranzicionit

‘Na duhen burra me R të fortë’/ Basha kundërshton të riun: E kuptoj! Mos harro gratë

Zgjedhjet e FRPD, del slogani i ri: Ndërtojmë të ardhmen më të mirë

VD-‘Kohë e dhimbshme për demokratët’/ Basha: Politika nuk njeh karrige të përjetshme

Në siklet? Basha: Më falni për vonesën, isha në takim, ndjesë për xhinset

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike basha me te rinjte edi rama frpd ilir meta lulzim basha trekendeshi i bermudes basha me te rinjte edi rama frpd ilir meta lulzim basha trekendeshi i bermudes

Sondazh

Poll