Aktualitet

Shkarkohet Rushaj, në vend të tij Basha vendos Alibeajn dhe Gjekmarkajn

15 Janar 2022, 16:24 Nga DOSJA
Shkarkohet Rushaj, në vend të tij Basha vendos Alibeajn dhe

TIRANË-Alfred Rushaj nuk do të jetë më në krye të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe as nënkryetar. Kështu deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha brenda mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku Rushaj nuk ishte prezent. Largimi i Rushaj ishte i papritur, mirëpo sipas Bashës, ky vendim u mor në bashkëpunim me të dhe në kuadër të riorganizimit të PD.

Kreu i PD-së vendosi ndryshimin e kreut të grupit parlamentar të PD, ku do të jetë Enkelejd Alibeaj dhe jo më Rushaj. Tashmë drejtimi i grupit i ka kaluar Enkelejd Alibeaj, ndërsa nënkryetar është vendosur Agron Gjekmarkaj. Duke e quajtur këtë si një vendim të dakortësuar, Basha tha se largimi i Rushajt nga pozicioni ishte me konsensus. Ky largim mbetet ende i paqartë duke qënë se Rushaj nuk ishte prezent në mbledhje si dhe në selinë blu, që pas trazirave të 8 Janarit.

DEKLARATA E BASHËS:

Fillimisht dua tju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar z. Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi, që drejtimi i Grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë z. Enkelejd Alibeaj. Edhe pse z. Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe con përpara sfidat që ka PD. Nga ana tjetër, do të propozoj si Nënkryetar të Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj, që gjithashtu kërkoj nga Këshilli Kombëtar që të votohet edhe si Nënkryetar i Partisë Demokratike. Një përfaqësues i denjë i demokratëve, botës akademike dhe komunitetit katolik. Jam i bindur se z. Gjekmarkaj është vlerë e shtuar në lidershipin e Partisë Demokratike.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, në fokus përjashtimet dhe riorganizimi i partisë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike agron gjekmarkaj enkelejd alibeaj lulzim basha agron gjekmarkaj enkelejd alibeaj lulzim basha

Sondazh

Poll