Aktualitet

NDRYSHIMET/ Pas përplasjeve, Basha zëvendëson mbështetësit e Berishës në PD

15 Janar 2022, 16:22 Nga DOSJA
NDRYSHIMET/ Pas përplasjeve, Basha zëvendëson

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka propozuar disa ndryshime të reja që kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit të PD-së. Dosja.al mëson se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është propozuar që Grida Duma të jetë Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë.

Flutura Açka është propozuar si kryetare e Komisionit të Arsimit, nënkryetar i Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi.
Sekretariati për Buxhetin është propozuar që sekretar të jetë Xhelal Mziu. Në sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën, është propozuar Bledion Nallbati si anëtar. Dashnor Sula si sekretar në sekretariatin për Statusin e Deputetit. Ndërsa në sekretariatin për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet është propozuar Lindita Metaliaj si anëtare.

NDRYSHIMET:

-Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma
-Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka
-Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi
-Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)
-Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)
-Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)
-Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, në fokus përjashtimet dhe riorganizimi i partisë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike keshilli kombetar i pd 15 janar 2022 lulzim basha keshilli kombetar i pd 15 janar 2022 lulzim basha

Sondazh

Poll