Aktualitet

Basha: Një pakicë brenda nesh po na lufton, vendim i duhur përjashtimi Berishës

15 Janar 2022, 16:15 Nga DOSJA
Basha: Një pakicë brenda nesh po na lufton, vendim i duhur

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD se një pakicë brenda partisë po synon të luftojë vetë demokratët. Në fjalën e tij, kryedemokrati foli dhe për vendimin e përjashtimit të ish-kryeministrit Sali  Berisha dhe 7 deputetëve të tjerë për pjesëmarrje dhe organizimin të protestës së 8 janarit në godinën e Partisë Demokratike duke shtuar se vendimi i Kryesisë së PD ishte i duhuri, por jo i lehtë.

Më tej, lideri i opozitës u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të distancohen nga dhuna.

“Dua tju falenderoj të gjithë që krah për krah me njëri tjetrin vazhdojmë të jemi bashkë, për demokratët, për Partinë Demokratike. Në këtë sallë janë burrat dhe gratë, vajzat dhe djemtë e Partisë Demokratike, që me përgjegjshmërinë që i kanë ngarkuar demokratët, kanë si mision të mbrojnë Partinë Demokratike dhe të luftojnë të vetmin kundërshtar që kemi Edi Ramën. Për fat të keq, një pakicë brenda nesh ka zgjedhur të na luftojë ne, demokratët. Përjashtimi nga Partia i organizatorëve të dhunës, nxitësve të dhunës, ekzekutorëve të dhunës, nuk ishte vendim i lehtë, por ishte vendimi i duhur. Kryesia ka bërë thirrje për një pjesë tjetër që të gjejnë kurajon për tu distancuar nga dhuna. Duhet ta bëjnë këtë, për demokratët, për PD, për Shqipërinë”, deklaroi Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike keshilli kombetar i pd lulzim basha keshilli kombetar i pd lulzim basha

Sondazh

Poll