Politike

Përplasja/ Shkarkimi i Zef Hilës, Basha: Hakmarrje personale politike. Rama: Hedh gurin e fsheh dorën

28 Qershor 2019, 15:24 Nga DOSJA
Përplasja/ Shkarkimi i Zef Hilës, Basha: Hakmarrje personale politike.

TIRANË– Ditën e sotme ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave do të shkarkojë nga detyra si kryebashkiak të Vaut të Dejës, Zef Hilës me motivacion djegien e KZAZ nr.6 në Bushat.

Pas shkarkimit të tij, i ashpër ka qenë reagimi i Lulzim Bashës, i cili tha se Rama me këtë vendim ka përdorur si WC, Këshillin e Ministrave. Në deklaratën e tij me tone të ashpra, Basha shtoi se sulmi në KZAZ-në në Bushat është inskenuar nga Edi Rama dhe Tom Dhoshi. Basha u bëri thirrje për qetësi të gjthë mbështetësve të opozitës, duke thënë se Rama ka skenar ogurzi për të pasur viktima.

“Edi Rama ka shkarkuar sot Zef Hilën kryebashkiakun e Vaut të Dejës. Është hakmarrje personale politike, kundër një përfaqësuesi të ligjshëm, të denjë të njerëzve.  Nuk ka asnjë motiv dhe nuk ka asnjë arsye për shkakrimin e tij. Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës. Edi Rama është duke kërkuar viktima për të mbajtur pushtetin,“-shkruan Basha. 

Pak pas deklaratës së tij, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili ka kërkuar Lulzim Bashës që të marrë përgjegjësinë për shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hilës.

Artist, dil jepi xhevap Zef Hilës që tha shkollën e dogje ti me atë fotokopjen e shëmtuar të enveristëve më kokëboshë të 91shit, Aleanca e Demokratëve a si e quan ti! Dil Artist, se është koha të marrësh përgjegjësi për dyfytyrësinë e javës së fundit, hidh gurin e fshih dorën,”-shkruan Rama.

Gjithashtu Rama i ka kërkuar “llogari” Bashës edhe për vendimin e Voltana Ademit që administrata e Bashkisë së Shkodrës të punojë edhe në fundjavë për plot 12 orë. 

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave do të shkarkojë nga detyra si kryetar Bashkie, kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.  Pas deklaratës së Lleshaj, ka ardhur edhe reagimi i Hilës, i cili është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen e Bushatit, dhe se ministri është keqinformuar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha shkarkohet zef hila edi rama lulzim basha shkarkohet zef hila

Sondazh

Poll