Politike

“Duan viktima”, Basha reagon ashpër për shkarkimin e Hilës: Rama përdori Këshillin e Ministrave si WC

28 Qershor 2019, 12:57 Nga DOSJA
“Duan viktima”, Basha reagon ashpër për shkarkimin e

TIRANË- I ashpër ka qenë reagimi i Lulzim Bashës në lidhje me shakrkimin e kreut të Bashkisë Vau i Dejës, Zef Hila. Basha tha se Rama me këtë vendim ka përdorur si WC, Këshillin e Ministrave. Në deklaratën e tij me tone të ashpra, Basha sulmoi dhe Lleshaj për të cilin tha se  ai nuk është i zgjedhur dhe e quajti mercenar. “Është hakmarrje personale politike, kundër një përfaqësuesi të ligjshëm, të denjë të njerëzve”, shtoi numri një i PD.

Po ashtu kreu i opozitës shtoi se sulmi në KZAZ-në në Bushat është inskenuar nga Edi Rama dhe Tom Dhoshi. Basha u bëri thirrje për qetësi të gjthë mbështetësve të opozitës, duke thënë se Rama ka skenar ogurzi për të pasur viktima.

DEKLARATA E PLOTË

Edi Rama ka shkarkuar sot Zef Hilën kryebashkiakun e Vaut të Dejës. Është hakmarrje personale politike, kundër një përfaqësuesi të ligjshëm, të denjë të njerëzve. Është vendim personal i Edi Ramës që përdor Këshillin e Ministrave si fasadë, dhe mercenarin Sandër Lleshi, një njeri i pa zgjedhur, i pa votuar, pa asnjë përfaqësim, për ta ndërsyer kundër njerëzve dhe opozitës. Nuk ka asnjë motiv dhe nuk ka asnjë arsye për shkakrimin e tij. Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës. Shkarkimi është një akti kriminal i një autokrati të kriminalizuar që tani po përdor forcën e pushtetit vetëm për të mbrojtur bashkësundimin e tij me krimin.

Zef Hila është një burrë i matur, kurajoz dhe me dinjitet. Ai nuk përzihet në planet tinzare dhe burracake të Edi Ramës kundër njerëzve të pafajshëm. Sepse ajo që ndodhi në Vaun e Dejës ishte një skenar i organizuar nga Edi Rama me Tom Doshin për të krijuar konflikte. Edi Rama është duke kërkuar viktima për të mbajtur pushtetin. Edi Rama po kërkon të flijojë njerëz të pafajshëm për të mbajtur pushtetin. Dhe si përherë këto plane kriminale i bën dhe zbaton me të fortë dhe kriminelë. Ne nuk do ta lejojmë këtë plan antishqiptar, që mund të ndezë përplasje të madhe kudo.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave do të shkarkojë nga detyra si kryetar Bashkie, kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila. Pas deklaratës së Lleshaj, ka ardhur edhe reagimi i Hilës, i cili është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen e Bushatit, dhe se ministri është keqinformuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha sander lleshaj shkarkohet zef hila edi rama lulzim basha sander lleshaj shkarkohet zef hila

Sondazh

Poll