Politike

Zgjedhjet, Ambasada britanike: Çdo akt dhune në 30 qershor është i papranueshëm

28 Qershor 2019, 14:31 Nga DOSJA
Zgjedhjet, Ambasada britanike: Çdo akt dhune në 30 qershor

TIRANË- Ambasada Britanike ka reaguar lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat do të mbahen ditën e dielë.

Në një mesazh të shpërndarë në faqen zyrtare të Facebook, ambasada britanike shprehet se mbështet misionin e ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve më 30 qershor 2019, ndërsa thekson se qytetarët kanë të drejtë të shkojnë të votojnë.

Në këtë deklaratë thuhet se askush nuk është mbi ligjin, dhe se duhet të hetohen të gjitha akuzat për korrupsion dhe veprat penale zgjedhore, duke përfshirë manipulimin e votave.

Njoftimi i Ambasadës së Britanisë së Madhe në Tiranë:

Mbretëria e Bashkuar beson se qytetarët kanë të drejtë të votojnë në mënyrë paqësore dhe të sigurt. Gjithkush që angazhohet të dielën më 30 qershor duhet të luajë rolin e tij në sigurimin e një mjedisi paqësor dhe të sigurt. Çdo formë nxitje e dhunës është e papranueshme. Ne mbështesim misionin ndërkombëtar të udhëhequr nga ODIHR për të monitoruar procesin e votimit.

Në protestën e fundit të mbajtur më 21 qershor 2019, ne pamë demonstrata paqësore që mbështetnin valën demokratike dhe ne nxisim dhe parime të njëjta që duhen ndjekur edhe më 30 qershor.

Ne u kërkojmë udhëheqësve politikë të përmbahen nga provokimet dhe retorika nxitëse. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjithë palëve që të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për t’i dhënë fund kësaj bllokade politike.

Vetëm nëpërmjet bisedimeve, Shqipëria mund të zgjidhë situatën aktuale politike dhe të përqendrohet në zhvillimin e një gjykate kushtetuese dhe të kryejë reformën zgjedhore, duke përfshirë rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it.

Duke ecur përpara, ne presim që të gjitha palët të mbështesin reformën në drejtësi në vazhdim dhe të vijojnë të hetojnë të gjitha akuzat për korrupsion dhe veprat penale zgjedhore, duke përfshirë manipulimin e votave. Mbretëria e Bashkuar është e qartë se askush nuk është mbi ligjin.

(k.m, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada britanike zfgjedhjet lokale 30 qershor 2019 ambasada britanike zfgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll