Politike

Shkarkimi i Zef Hilës, Rama-Bashës: Dil Artist, koha të marrësh përgjegjësi. Dy fjalë edhe për Voltana Ademin

28 Qershor 2019, 13:44 Nga DOSJA
Shkarkimi i Zef Hilës, Rama-Bashës: Dil Artist, koha të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të dalë dhe të marrë përgjegjësitë pas shkarkimit të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hilës.

Në statusin e tij Rama shkruan se Basha, të cilit i referohet me nofkën “artisti”, duhet t’i japë përgjigje Hilës për shkollën e djegur mbrëmjen e djeshme, ku edhe ndodhej KZAZ-ja e votimit. 

Artist, dil jepi xhevap Zef Hilës që tha shkollën e dogje ti me atë fotokopjen e shëmtuar të enveristëve më kokëboshë të 91shit, Aleanca e Demokratëve a si e quan ti! Dil Artist, se është koha të marrësh përgjegjësi për dyfytyrësinë e javës së fundit, hidh gurin e fshih dorën,”-shkruan Rama.

Por kryeministri nuk ndalet këtu, në Twitter-in e tij, Rama ka shpërndarë edhe foton e urdhërit të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi që punonjësit e administratës të punojnë edhe në fundjavë për plot 12 orë. 

Dhe meqë jemi tek dora jote e fshehur dhe gurët e tu të hedhur, po këtë shkresën e kësaj Qamile Haxhiut të Shkodrës e ke urdhëruar ti apo e ka bërë në kokë të vet kjo molotokratja? Dil sqaroje Artist ç’është ky pasion për punë në ditë pushimi në një bashki që ka 4 vjet në gjumë!”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave do të shkarkojë nga detyra si kryetar Bashkie, kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.  Pas deklaratës së Lleshaj, ka ardhur edhe reagimi i Hilës, i cili është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen e Bushatit, dhe se ministri është keqinformuar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e kzaz-se ne bushat edi rama lulzim basha shkarkohet zef hila voltana ademi djegia e kzaz-se ne bushat edi rama lulzim basha shkarkohet zef hila voltana ademi

Sondazh

Poll