Politike

“Nëse iu ha barku kaq shumë..”/ Veliaj: Ja pse u ‘prisha’ me Kryemadhin

28 Qershor 2019, 13:41 Nga DOSJA
“Nëse iu ha barku kaq shumë..”/ Veliaj: Ja pse u

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj në “Opinion” në News 24 foli ndër të tjera për herë të parë prishjen e marrëdhënieve me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Gjatë fjalës së tij Veliaj u shpreh se marrëdhëniet mes tyre janë prishur, kur LSI-ja vendosi të mos votojë në Këshillin Bashkiak, si për ndihmën ekonomike ashtu edhe ligje të tjera.

Ne këtu kemi qenë, kemi folur vetëm për gjëra të mira. Po e njëjta zonjë, gruaja e Presidentit tha këtu në studion tuaj pak kohë më parë që punoj shkëlqyer, qartazi tregoi se nuk është mirë. Megjithatë po e them: Ka vetëm një mënyrë si të prishesh me mua, tek puna. Po më ndërhyre dhe më bllokove, me mua prishesh. Pra, ti futesh në koalicion dhe nuk jep votën. Ti më saboton në çdo mundësi që ke, në Këshillin Bashkiak si për reformën e ujit si për ndihmën ekonomike. Zonjës Kryemadhi i them: Nëse ju ha barku kaq shumë, ju që mendoni 24 orë mirë pse nuk votoni për fukarenjtë që presin ndihmë ekonomike? Këta që ju dhëmb për varfërinë nuk japin as votën. Për këtë jemi prish”, sqaroi Veliaj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erjon veliaj monika kryemadhi erjon veliaj monika kryemadhi

Sondazh

Poll