Politike

30 qershori, apeli i ambasadores së Gjermanisë: Palët të ulen në dialog, të pengojnë dhunën

28 Qershor 2019, 13:07 Nga DOSJA
30 qershori, apeli i ambasadores së Gjermanisë: Palët të

TIRANË- Ambasadorja gjermane Susanne Schutz ka reaguar për zgjedhjet e 30 qershorit. Me anë të një reagimi në Facebook, Schutz ka kërkuar palëve të ulen në dialog dhe të pengojnë çdo formë dhune. Ambasadorja gjermane ka deklaruar se Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do  të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it.

REAGIMI I PLOTË:

Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do  të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it.

Të gjitha palët duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi.  Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka  rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese.

(A.M/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori ambasadorja gjermane susanne schutz zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 30 qershori ambasadorja gjermane susanne schutz zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll