Politike

REPLIKA/ Profesori i Botanikut apel Veliajt: Mos e merrni Kopshtin, është i vetmi që kemi… Dynjaja do na qeshë

28 Qershor 2019, 15:11 Nga DOSJA
REPLIKA/ Profesori i Botanikut apel Veliajt: Mos e merrni Kopshtin,

TIRANË– Një professor shkëncash ka bërë një apel për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Në një lajm të publikuar nga Dosja.al në lidhje me pasqyrimin e një takimi të kryebashkiakut Veliaj, Profesori i Kopshtit Botanik ka gjetur hapësirë për të bërë një apel drejt kryebahskiakut Veliaj.

Petrit Hoda shkruan se kundërshton krejtësisht faktin që Kopshti Botanik të kalojë në pronësi dhe administrim të Bashkisë Tiranës, për disa arsye.

Hoda thekson se ky kopësht do të ishte më i bukur normalisht, pasi Bashkia ka më shumë fonde, por nuk do të ishte më një Kopësht Botanik.

Letra e plotë

I nderuar Z. Erion
Me gjithë vlerësimet për punën tuaj, më lejoni tju them se këmbëngulja juaj për kalimin e Kopështit Botanik në pronësi të Bashkisë nuk është aspak korrekte. Ju kujtoj se Kopshti Botanik është asset shumë i çmuar kërkimor, shkencor i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, pjesë e Universitetit të Tiranës. I krijuar më 1971 ai është i vetmi institucion i këtij lloji në vendin tonë. Aty grumbullohet, ruhet e katalogohet flora spontane e vendit. Aty është derdhur për dekada të tëra djersa fizike dhe intelektuale e brezave të tërë profesorësh, kërkuesish, studentësh etj. Aktualisht, ai nuk është ndoshta në ditët e tij më të mira, por ai arriti ti rezistojë valëve shkatërruese të këtyre 20-25 viteve të fundit; ai mbijetoi dhe sot, me gjithë vështirësitë që ka cdo nstitucion tek ne, arrin të ruaj vlerat e tij si një “laborator në natyrë” për florën spontane të vendit. Kësisoj, destinacioni e veprimtaria e tij nuk mund të fshihet me një VKM për kalim pronësie tek Bashkia, nga askush, sado i gjithëpushtetshëm të jetë ky, qoftë ai edhe një kryetar bashkie i suksesshëm!
Natyrisht, nëse Kopështi do të kalonte në pronësinë dhe administrimin tuaj, ai do të bëhej më i bukur pasi ju keni burime financiare më shumë nga c’ka Kopshti aktualisht. Tirana thjesht do të kishte një Park të bukur më shumë (për këtë jam i bindur dhe ju komplimentoj, pasi ja u di forcën dhe ambiciet), por gjithashtu Tirana do të kishte 1-1=0 kopështe botanike (në kuptimin shkencor të këtij institucioni). Kjo gjë, pra “zero kopshte botanike”, do të përbënte natyrisht një precedent negativ për vendin tonë. Në keto kushte, pra nëse ndodh kjo, nuk e di nëse do të ketë më shumë njerëz që do të trishtohen apo gajasen se qeshuri (ndoshta ngaqë s’qajnë dot!!!). Ju siguroj që, për Tiranën tonë, një Park më pak s’është ndonjë problem i madh, por mungesa e një Kopështi Botanik, e një institucioni të tillë shkencor, do të ishte turp. Më ndjeni, por unë nuk i përkas atij grupi që beson se Kopështi Botanik mund ta ruajë natyrën e tij shkencore-mësimore edhe në pronësi e administrim të Bashkisë.
Kësisoj ju ftoj, pa dalë akoma VKM-ja, që të terhiqeni nga kërkesa e kalimit të Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë dhe entuziazmin dhe energjitë tuaja dashamirëse ti kaloni në prosperimin e Kopshtit, por brenda statusit aktual që Kopështi ka, pra si pjesë e UT dhe jo e Bashkisë. Ne do tju jemi falenderues dhe Tirana jonë, që po zbukurohet nga dita në ditë, do të vazhdojë të ketë një institucion kërkimor shkencor dinjtioz.

Petrit Hoda, punonjës shkencor prej 37 vitesh në Kopshtin Botanik.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike apeli kundrejt kryebahkiakut erion veliaj petrit hoda apeli kundrejt kryebahkiakut erion veliaj petrit hoda

Sondazh

Poll