Politike

FOTO/ Ahmetaj bën për vete gratë e LSI…Brahimllari i prish festën: S’është e jona

28 Qershor 2019, 13:55 Nga DOSJA
FOTO/ Ahmetaj bën për vete gratë e LSI…Brahimllari i prish

TIRANE- Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj njihet për sharmin dhe gjuhën e ngrohtë që përdor me gratë. Eleganca dhe stili i tij, duket se ka bërë për vete edhe gratë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kështu sot, Ahmetaj ka njoftuar se ka arritur që të bashkojë në PS, kryetaren e Forumit të gruas në LSI për Kavajën, Zanën.

“Photo of the day Kjo është Zana, kryetarja e forumit të gruas LSI, që tashmë i është bashkuar Partisë Socialiste dhe të dielën në #30qershor voton PS dhe Redjan Kralin për Bashkinë e re të Kavajës. #unëvotoj #votoPS #PS30“, shkruan Ahmetaj.

Por duket se festa nuk i ka zgjatur shumë. Pak pasi Ahmetaj ka bërë postim, ka ardhur një reagim nga Endrit Brahimllari, ish-deputet i LSI.

Ai ka përgënjeshtruar foton e shpërndarë nga Ahmetaj, dhe thotë se gruaja në fjalë nuk është pjesë e strukturave të LSI.

“Arben Ahmetaj gjithe jeta te shkoi duke mashtruar shqiptaret, PS dhe Familjen. Gruaja ne fjale nuk ka lidhje me LSI”, shprehet Braimllari.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj endrit brahimllari arben ahmetaj endrit brahimllari

Sondazh

Poll