Politike

Basha për Berishën: 8 janari, vija e kuqe e ndarjes me organizatorët e dhunës

15 Janar 2022, 16:31 Nga DOSJA
Basha për Berishën: 8 janari, vija e kuqe e ndarjes me

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim deklaroi se protesta e 8 janarit në godinën e PD ishte vija e kuqe e ndarjes me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Basha shtoi se dhuna nuk mund të jetë kurrë mekanizëm imponimi në partinë më të madhe opozitare. Ai deklaroi se ka mesazhe skandaloze të demokratëve që janë ofenduar dhe kërcënuar për të dalë në mbështetje të ish-kreut të PD.

Në fund, Basha tha se PD nuk do ta lejojë Berishën që ta përdorë atë si mburojë.

“Pjesa dërrmuese prej jush ka qenë dëshmitar të akteve të dhunës së organizuar nga Sali Berisha në 8 janar. Ato akte, ajo sjellje, janë vije e kuqe ndarje e dhunuesve, organizatorëve të dhunës, e nxitësve të dhunës, me Partinë Demokratike. Dhuna nuk mund të jetë kurrë mekanizëm imponimi në Partinë Demokratike. Kurrë. Nuk mund t’i imponohesh institucioneve të partisë me dhunë. Demokratët e refuzuan dhunën e organizuar nga Sali Berisha. Ne të gjithë duhet t’i falenderojmë pa ndërprerje për këtë. Mund të jenë mashtruar, detyruar, mund tu kene bërë presion, kam qindra mesazhe nga më skandalozet per mesazhet që u janë bërë, apo edhe thjesht per momentin nuk kan qenë të qartë. Dita ditës edhe këta demokratë kanë kuptuar dhe po e kuptojnë që e gjitha ajo që nisi dhe po vijon Sali Berisha ka vetëm një qëllim: Të dëmtojë, mundësisht ta shkatërrojë Partinë Demokratike. Sali Berisha don akoma që ta përdor PD si mburojë. Ne nuk e kemi lejuar këtë, ne nuk do ta lejojmë këtë”, bëri me dije Lulzim Basha.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit lulzim basha perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit

Sondazh

Poll