Politike

Zgjedhjet e FRPD, del slogani i ri: Ndërtojmë të ardhmen më të mirë

15 Janar 2022, 15:20 Nga DOSJA
Zgjedhjet e FRPD, del slogani i ri: Ndërtojmë të ardhmen më

TIRANË – “Ndërtojmë të ardhmen më të mirë”. Ky është slogani i ri Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Thënia e re që do të përdoret FRPD është publikuar gjatë takimit të sotëm të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me të rinj demokratë.

Partia Demokratike po përgatitet për riorganizimin e strukturave të Lidhjes Demokratike të Gruas dhe FRPD pas shkarkimeve dhe pezullimeve të shumta në muajt e fundit. Basha urdhëroi shkarkimin e Belind Këlliçit nga posti i kryetarit të FRPD dhe Albana Vokshit nga kryetare e LDG-së. Gjithashtu, deputeti demokrat Këlliçi është pezulluar përkohësisht nga PD, ndërsa Vokshi është përjashtuar së bashku me 7 kolegë të tjerë për pjesëmarrje dhe mbështetje të protestës së 8 janarit në selinë blu.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lidhja demokrat lulzim basha zgjedhjet ne frpd lidhja demokrat lulzim basha zgjedhjet ne frpd

Sondazh

Poll