Politike

VD-Berisha: Do ketë protesta më të fuqishme se ajo e 8 Janarit

15 Janar 2022, 11:48 Nga DOSJA
VD-Berisha: Do ketë protesta më të fuqishme se ajo e 8 Janarit

LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se protestat në selinë e PD-së do të vijojnë më të fuqishme se sa e 8 janarit. Nga Lezha, gjatë 31-vjetorit të PD-së, Berisha tha se qëllimi i protestave është që kriminelët dhe pengu të nxirret nga shtëpia e demokratëve. Berisha gjithashtu foli edhe për projektin e ndërtimit të kullave në selinë e PD-së, për të cilën tha se është projekt i katër hajdutëve.


“Një lojë e gjerë luhet kundër pluralizmit shqiptar, kundër jush, kundër shqiptarëve. Qëllimi ynë më 8 janar ishte që të nxirrnim kriminelët nga shtëpia. Natyrisht ta nxirrnim nga zyra pengun e turpshëm, njeriun më të degraduar në historinë politike shqiptare. Këto ditë doli se gjithë ai sulm ndaj selisë, ndaj demokratëve, gjithë ato mijëra bombola gazi e helmesh toksike, pluhurash toksike, të përgatitura nga trafikantë dhe vrasës në seli, kishin si qëllim, përsëri vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Mos e harroni këtë.

Doli parku i katër hajdutëve, që duhej ndërtuar te selia e PD-së. Hajdut Ramës, hajdut Bravës, hajdut Fushës dhe hajdut Velisë. Parkun e kishin emëruar si parku i katër lirive, kur ai ishte parku i katër hajdutëve. Ky është shkaku pse Edi Rama kërkon të mbajë peng shtëpinë tonë, shtëpinë e lirisë, shtëpinë e demokratëve. Duhet të jemi të gatshëm për protesta më të fuqishme se ajo e 8 janarit. Axhenda jonë është liria dhe vetëm liria,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/31-vjetori i PD Lezhë, Berisha: Nderim themeluesve dhe demokratëve

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 31 vjetori i pd ne lezhe sali berisha 31 vjetori i pd ne lezhe sali berisha

Sondazh

Poll