Aktualitet

VIDEO/Pas Malit të Zi, sekuestrohen 320 kg marijuanë me ambulancë drejt Greqisë

15 Janar 2022, 14:17 Nga DOSJA
VIDEO/Pas Malit të Zi, sekuestrohen 320 kg marijuanë me ambulancë

GREQI – Pas marijuanës së kapur në Malin e Zi, një tjetër sasi e konsiderueshme është kapur në kufirin greko-shqiptar, ku janë sekuestruar 320 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë. Operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm, kur është ndaluar një autoambulancë që vinte nga kufiri i gjelbër në qytetin e Igumenicës.

Brenda saj janë gjetur dhe sekuestruar 13 çanta me 129 pako që përmbanin 319 kg 200 gram marijuanë. Policia helene ka arrestuar shoferin e autoambulancës, një shtetas grek, të cilit i janë gjetur nga kontrolli personal një sasi e vogël kokaine, 900 euro dhe 3 celularë.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet droge ne ambulance droge ne kufirin greqi-shqiperi droge ne ambulance droge ne kufirin greqi-shqiperi

Sondazh

Poll