Aktualitet

Dhunë, kanabis dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 6 persona në Tiranë

15 Janar 2022, 13:46 Nga DOSJA
Dhunë, kanabis dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen

TIRANË- 6 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë të akuzuar për vepra të ndryshme penale, ndërkohë që 4 të tjerë janë proceduar penalisht. Mësohet se 1 person u arrestua, pasi u kap me lëndë narkotike, 2 persona janë arrestuar për dhunë në familje. Një tjetër person është arrestuar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, gjithashtu të njejtit person i janë gjetur një sasi farash narkotike. 2 persona të tjerë gjithashtu janë arrestuar pasi u kapën duke drejtuar mjetin e tyre në gjendje të dehur.

Penalisht është proceduar një 30-vjeçar, pasi nuk deklaroi një shumë prej 28205 eurosh në kufi, ndërsa 3 persona të tjerë janë proceduar penalisht pasi u kapën duke luajtur lojëra fati në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu një 49-vjeçar me probleme mendore është shpallur i zhdukur, pasi është larguar nga shtëpia e tij ditën e djeshme.

Postimi i Plotë:

Tiranë Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. N., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim T. Sh., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. A., 60 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 25 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi farash të dyshuara narkotike të llojit cannabis sattiva. Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 34 vjeç dhe A. B., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

_____
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale proceduan penalisht shtetasin H. Z., 30 vjeç, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shumë prej 28205 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit: – E. B., 33 vjeç, E. S., 34 vjeç dhe E. S., 34 vjeç, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke luajtur lojëra fati në mënyrë të paligjshme, me anë të aparateve celularë.

________

Më datë 14.01.2022 shtetasja L. K., 52 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, vëllai i saj, shtetasi N. K., 49 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 persona policia e tiranes tirane arrestohen 6 persona policia e tiranes tirane

Sondazh

Poll