Aktualitet

DETAJET/Droga në Mal të Zi, reagon Policia e Shtetit: Kamioni kaloi nga Hani i Hotit

15 Janar 2022, 14:01 Nga DOSJA
DETAJET/Droga në Mal të Zi, reagon Policia e Shtetit: Kamioni kaloi

TIRANË – Policia e Shtetit ka reaguar për kamionin e mbushur me drogë që është kapur në kufirin shqiptaro-malazez. Sipas njoftimit të Policisë, rezulton se nga veprimet e para hetimore, të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.

Grupi hetimor i ngritur në Policinë e Shtetit po vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale në territorin e vendit tonë, duke koordinuar veprimet me palën malazeze.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit: Në Malin e Zi është kapur një kamion, brenda të cilit, autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi, kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Nga veprimet e para hetimore të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër. Grupi hetimor i ngritur në Policinë e Shtetit po vazhdon  kryerjen e veprimeve procedurale në territorin e vendit tonë, duke koordinuar veprimet me palën malazeze. Informacion më të detajuar do japim në përfundim të veprimeve të para hetimore.

LAJMI KRYESOR: FOTO / Kapet një sasi e konsiderueshme marijuane në Mal të Zi, mediat: Nga Shqipëria

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kapet droge ne mal te zi kapet marijuane ne mal te zi kapet droge ne mal te zi kapet marijuane ne mal te zi

Sondazh

Poll