Aktualitet

Tjetër tërmet godet vendin, me madhësi 3 të shkallës Rihter, epiqendra në Shkodër

15 Janar 2022, 12:53 Nga DOSJA
Tjetër tërmet godet vendin, me madhësi 3 të shkallës

SHKODËR- Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë mesditën e sotme në vendin tonë. Mësohet se tërmeti me madhësi 3 të shkallës Rihter ka rënë në zonën e Gjegjanit në Shkodër.

Ky tërmet është paslëkundje e tërmetit 4.3 e shkallës Rihter që ra mbrëmjen e kaluar në Pukë. Nga lëkeundjet e sotme nuk janë raportuar për dëme në banesa apo në njerëz, ndërkohë që thellësia e këtij tërmeti ishte 2 kilometra.

Një tërmet i fortë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në vendin tonë. Sipas EMSC (Qendra Sizmiologjike Mesdhetare), magnituda e tërmetit ishte 4.8 ballë (4.3 e shkallës Rihter) me epiqendër Lumëbardhën,17 km në verilindje të Pukës, thellësia 2 km. Lëkundjet e tij janë janë ndjerë në Pukë, Kukës dhe Shkodër. Valët e këtij tërmeti u përhapën dhe në Kosovë e Malin e Zi. Deri tani nuk raportohen dëme materiale.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shkoder termet ne vend termet ne shkoder termet ne vend

Sondazh

Poll